Kuvendi mbyll sesionin/Zgjidhet me 100 vota Evgjeni Bashari si kryetarja e re e ILDKPKI!

23 Dhjetor 2020, 16:45

TIRANË- Këtë të mërkurë, 23 dhjetor, Kuvendi mbajti seancën e fundit plenare për vitin 2020. Kuvendi ka mbyllur ditën e sotme punimet për kët sesion parlamentar për tu rikthyer më 18 janar. Teksa dha njoftimin kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi nuk harroi që të apelonte qytetarët që të respektojnë protokollin anti-covid. Kuvendi mori sot një sërë vendimesh të rëndësishme. 

Në votimet e fundit për këtë vit, Kuvendi zgjodhi me 100 vota kryetaren e re të ILDKPKI, Evgjeni Bashari. Akti Normativ për ndryshimet në ligjin për sigurimet shoqërore, që i hap rrugë trajtimit të veccantë të familjeve që humbin njerëzit aksidentalisht në operacionet e policisë, u miratua me 99 vota pro dhe 5 kundër. Ligji për "Prokurimin publik" u miratua me 91 vota pro. Kuvendi gjithashtu miratoi me 95 vota pro shtyrjen e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Në seancën e sotme plenare u miratua gjithashtu edhe ligji për trajtimin e veccantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake. Ky ndryshim kaloi me 97 vota.  Ndryshimet në Kodin  Penal u miratuan me 91 vota pro dhe 9 kundër.  Kuvendi gjithashtu vendosi edhe për miratimin e strukturës organizateve, organikës dhe pagat për KPA, KPK dhe ILD.  Deputetët zgjodhën me 92 vota Violeta Niklekën si anëtare të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Merita Bejtja u zgjodh INspektore e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë me 95 vota pro.

Seanca parlamentare nisi me një ankesë të deputetit Kujtim Gjuzi se përse nuk ishte marrë në pyetje kërkesa e tij për interpelance me ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin Edi Rama. Përgjigjen ia dha kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili i tha se kërkesa ishte formuluar gabim, madje e ka quajtur anti Kushtetuese pyetjen drejtuar Ramës "se përse ke shkuar për vizitë te familja Rasha". Një gjë e tillë është e patolerushme tha Ruçi, pasi askush nuk mund t'ia ndalojë as Ramës e asnjë qytetari se ku do të shkojë për ngushëllim.

Ndërkohë, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, teksa po raportonte punën për Institucionet e Pavarura, pati pakënaqësi për deklarata e disa prej krerëve të këtyre institucionet mbi deklaratat e bëra, veçanërisht gjatë protestës për Klodian Rashës. Ajo u drejtua duke thënë se "duhet të bëjnë punën sipas ligjit, në të kundërtën nëse kanë aspirata politike t'i drejtohen një partie politike e të garojnë në 25 prill.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje opozitës jashtëparlamentare që të heqë dorë nga retorikat të cilat