Kuvendi miraton faljen e gjobave, shtyn qiratë dhe ndryshon buxhetin për paketën e dytë financiare

30 Prill 2020, 13:24 | Përditesimi i fundit: 2020-04-30 13:26:38

Votimet në Kuvend
88 pro, 9 kundër dhe 5 abstenim-Akti normativ nr. 14, date 11 prill "Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID -19”, të ndryshuar””

90 pro, 9 kundër, 5 abstenim- Akti normativ nr. 15, datë 15 prill 2020 "Për disa ndryshime në ligjin nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar””

95 pro, 6 kundër, 3 abstenim- Akt normativ nr. 16, datë 17.4.2020 "Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID - 19"

92 pro, 8 kundër 3 abstenim- Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar”

92 pro, 8 kundër 3 abstenim- Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar”

89 pro, 10 kundër, 2 abstenim-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992, “Për inspektimin sanitar”, të ndryshuar””.