Kuvendi miraton shtyrjen e pagesës së tatimit mbi fitimin, Denaj: Mbështetje për biznesin

28 Maj 2020, 14:51

TIRANË- Janë diskutuar në parlament këtë të enjte 3 aktet normative që synojnë shtyrjen e afateve për pagimin e detyrimeve tatimore për bizneset, dhe për shtyrjen e hartimit të projektbuxhetit 2021-2023, si dhe huamarrje prej 139.3 milionë SDR nga FMN.

Në seancë Ministrja e Financave Anila Denaj u shpreh se nga ndryshimet që propozohen në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, synohet të shtyhen afatet e parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin për periudhën prill-dhjetor 2020, për call – center, fasoneritë dhe turizmin. Ndërsa bizneset e tjera vazhdojnë pagesën në tetor.

Nga këto shtyrje janë përjashtuar bankat, kompanitë e telekomunikacionit, farmacitë dhe bizneset, ushqimore aktiviteti i të cilëve ka vijuar normalisht edhe gjatë kohës së pandemisë.  Ndërkohë më 16 prill 2020, në kuvend u miratua akti i parë normativ për shtyrjen e parapagimin e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël. Ku tatimi i thjeshtuar mbi tatimin për tremujorin e parë e të dytë nuk do të paguhen brenda datës 20 Prill apo 20 korrik por do të paguhen në datën 20 tetor 2020. Ndërsa biznesi i vogël do të paguaj këstin e tretë dhe të katërt më 20 dhjetor 2020. Sipas ministres nga këto ndryshime përfituan mbi 50% të bizneseve në vend.

Sakaq me ndryshimin e radhës të taksave vendore, bizneset e vogla nuk do të paguajnë fare tatimin e thjeshtuar.

Po ky ligj, me ndryshimet e reja që do të pësoj pas miratimit të aktit normativ, do të jetë i përfshirë edhe përjashtimi i kompanive që do të merren me rindërtimin nga pagimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë.

Në seancë pritet të shtyhet edhe miratimi i shtyrjes së fazës së parë të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm për shkak të pandemisë COVID-19.