Kuvendi ndryshon anxhendën, PD përgatitet për protestë

1 Prill 2019, 15:41

Kuvendi ka ndryshuar datën e seancës së radhës plenare të parashikuar për ditën e enjte. Ajo do të mbahet ditën e mërkurë.

Ndërkohë burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se ndryshimi i datës së seancës plenare ka ndryshuar edhe axhendën e protestës së opozitës e cila do të mbahet ditën e mërkurë ashtu sikurse edhe seanca plenare.

Liderët e opozitës kanë njoftuar se do të protestojnë sa herë që në Kuvend të ketë seancë plenare. Deri më tani janë organizuar shtatë protesta nga opozita, ndër të cilat dy janë zhvilluar pëpara Kryeministrisë, ndërkohë që pesë të tjera përpara Kuvendit.

Në seancën plenare të së mërkurës pritet që të betohen tre deputetë të opozitës së re, Korab Litja dhe Halil Jakimi nga PD, të cilët dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, dhe Ambra Borova nga LSI Shkodër e cila mungoi në seancën e betimit të javës së kaluar për shkak se ishte bërë nënë pak ditë më parë.