Kuvendi pranon propozimet e Metës për ndryshimet në Kodin Penal, Hajdari: I mirëpresim, por jo votim në gjendje të jashtëzakonshme

16 Prill 2020, 14:14

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se grupet parlamentare në Kuvend kanë pranuar propozimet e presidentit Ilir Meta për ndryshimet në Kodin Penal.

Kështu, Balla tha se: Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore, në funksion të gjendjes së epidemisë, ndaj personit që është dhënë me parë masë administrative, dënohet me gjobë ose burg deri në 6 muaj

Nëse është një aktivitet tregtar, ndëshkohet me gjobë ose burg deri në 2 vite.

Mos zbatimi për karantimin ose izolimin, apo shkelje nga personi bartës ose jo i sëmundjes, dënohet me burg nga 2-3 vite.

Kur përhapja e sëmundjes nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi, burg nga 2-5 vjet.

Kur është kryer nga pakujdesia gjobë ose burg 2 vite