Kuvendi rrëzon me 97 vota dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor! Rama: Presidenti e çoi në 'Venecia' se donte të hidhte në erë zgjedhjet!

29 Tetor 2020, 16:52

Ashtu siç u paralajmërua nga kreu i qeverisë Edi Rama, kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me 97 vota dekretin e presidentit Ilir Meta për ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. Ndërsa Kryeministri Rama akuzoi presidentin se u përpoq të sabotonte zgjedhjet duke e çuar kodin në Komisionin e Venecias.