TIRANË- Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për ndryshimet në Kodin penal dhe ligjin për Akademinë e Shkencave! Miratohen marrëveshjet Shqipëri-Kosovë-KE, dhe huaja me BERZH për tregtinë. Kthimin e dekretit për ndryshimet në Kodin Penal nga presidenti Ilir Meta, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e quajti një mundësi për të rishikuar disa ndryshime të nevojshme që do të përforcojnë sigurinë në vend. do rishikohet dënimi për personat e kapur me armë pa leje që do të shkojnë nga 5 deri në 15 vite burg.
Nisur nga paralajmërimet e opozitës për nisjen e protestave Lleshaj tha se nuk do të lejohet më bllokimi i rrugëve nga individë që nuk bien dakord me vendime të caktuara të administratës. Ministri i Brendshëm tha se janë vrarë 224 policë dhe nëpër protestat e dhunshme janë plagosur me dhjetra të tillë, ndaj ndryshimet në Kodin Penal janë të domosdoshme