Kuvendi zgjedh prokurorin e ri të Përgjithshëm! Ikën Arta Marku, betohet Olsian Çela

5 Dhjetor 2019, 15:50 | Përditesimi i fundit: 2019-12-05 17:34:45

TIRANË - Olsjan Çela është prokurori i ri i Përgjithshëm me një mandat 7-vjeçar. Ai u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë me votat pro të 101 deputetëve. Pas votimit, Olsjan Çela është betur mbi kushtetutë në sallën e senacës plenare.

Olsjan Çela ishte kandidati i parë i radhitur në listë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, e dyta Arta Marku, kryeprokurore e përkohshme. Marku mori 11 vota pro, 22 kundër 78 abstenim, ndërsa dy deputetë nuk morën pjesë në votim.