'Ky ekip meriton të bëjë paraqitje dinjitoze', Reja flet para ndeshjes me Turqinë

10 Tetor 2019, 19:45

Trajneri Reja në konferencën për shtyp para ndeshjes me Turqinë, e cila luhet nesër në orën 20:45

"Po punojmë mirë në të gjithë aspektet. Kemi konsideratë të lartë për kombëtaren turke, pasi ka lojtarë si Tosun, Calhanoglu, kete e  njoh se luan në kampiuonatin italian. Duhet të jemi në 100 dhe të japim maksimumin në fushë, të japim potencial. Të bëjmë një paraqitje sa më dinjitozë sespe ky ekip e meriton.

E njoh skuadrën turke, kam ndjekur ndeshjet më të rëndësishme të saj, ka fituar kundër Francës. Ka treguar lojë shumë të mirë dhe ka marë rezultate pozitive. Duhet të jemi taktikisht shumë mirë, sepse kanë lojtarë të fortë dhe janë mirë fizikisht, shënojnë edhe me goditje dënimi, duhet të kemi vëmendjen gjatë gjithë lojës. Në radhë të parë dua të shoh përmirësime nga skuadra imë. Të shprehim lojën toinë në mënyrën më të mirë.”

Kapiteni Ledian Memushaj: "Jam i kënaqur që mbaj shiritin, por do të isha më i kënaqur nëse në vendin tim do të ishte Hysaj ose mërgimi. Na mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm. Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por jemi përgatitur sa më mirë."