‘Ky sport është jeta ime!’ Volejbollistet: Luhet për pasion s’e s’ka para, pandemia përkeqësoi situatën

3 Shtator 2020, 12:16

“Si volejbolliste e mendoj çdo ditë, por si jo volejbolliste s’e mendoj asnjëherë. Domethënë është jeta ime…”-shprehet Stela Agolli, volejbolliste.

Të ushtrosh një sport në Shqipëri është shumë e vështirë, për shkak se mbështetja financiare nuk ka qenë kurrë e duhura. Kjo evidentohet më së shumti te volejbolli, aty ku vajzat e Barletit thonë se karriera është në plan të dytë, pasi për t’u ushtruar çdo ditë i mban vetëm pasioni.