La Liga nis në qershor, ndeshje çdo ditë të javës, një ekip nuk luan dy herë brenda 72 orëve

17 Maj 2020, 21:55

Federata Spanjolle e Futbollit ka hedhur një tjetër hap drejt rifillimit të La Liga-s falë takimit që ka mbajtur sot me qeverinë spanjolle, me të cilën ka arritur disa marrëveshje të rëndësishme edhe pse nuk ka ende një datë, por e sigurtë është që do të rinisë në qershor.

Drejtuesit prej disa ditësh po diskutonin mbi oraret e ndeshjes duke qenë se në Spanjë temperaturat në këtë stinë janë të larta. Gjithashtu një tjetër kërkesë e klubeve ishte që të mos luhej ditën e hënë, por kjo është hedhur poshte pasi ndeshje të La Liga-s do të ketë 7 ditë të javës.