Laç, 22 objekte të pabanueshme, 8 janë pallate, 200 qytetarë jashtë banesave

29 Nëntor 2019, 16:54

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton nga Laçi, ku u shpall gjendja e jashtëzakonshme, se në këtë bashki janë dëmtuar 22 objekte, nga të cilat 8 janë pallate të shpallura të pabanueshme.  "Janë 8 pallate të shpallura të pabanueshme. Banorët nuk lejohen që të qëndrojnë, edhe pse një pjesë nuk e kanë respektuar.

Ka dëme, nuk ka shembje të banesave, sikur kemi parë në Durrës apo Thumanë. Në Laç ka dëmtime te pjesshme të mureve apo kolonave të pallateve. 22 objekte të rrezikshme, 200 persona që janë akomoduar. Nuk ka shembje totale të objekteve. Nuk ka një llogaritje të plotë të dëmeve" raporton Ergys Kavaja.