Laçi dhe Kastrioti shtangin Vllazninë dhe Kukësin! Tirana ndan pikët me Skënderbeun

19 Dhjetor 2020, 18:18

Laçi i shpëtim Duros ka bërë një nga dy suprizat e javës së nëntë të Superligës. Kjo pasi klubi kurbinas ka mposhtur me golin e Xhixhas në minutën e 89 Vllazninë, ekipin që uhdhëheq Superligën.

Ndërkohë e papritura tjetër ka ardhur nga Kamza, aty ku Kastrioti i ka dhënë fund ecurisë negative duke fituar 1-0 kundër Kukësit, ekipit që kishte 5 suksese radhazi.