Lajm i fundit, burri i dehur vret gruan dhe kunatën në Ballsh

2 Janar 2019, 19:20 | Përditesimi i fundit: 2019-01-02 19:41:12

Një krim i dyfishtë në familje ka tronditur qytetin e Ballshit në ditën e dytë të vitit 2019. Burri ka vrarë gruan dhe motrën e saj, pas një debati në familje. Viktimat janë Gentiana Caushaj 31-vjeçe, gruaja e autorit dhe motra e saj Merisa Caushaj 18-vjeçe, ndërsa Gazment Musta 34-vjeç është arrestuar menjëherë.

Sipas policisë së Fierit, autori ka qenë i dehur në momentin që i ka qëlluar me thikë për vdekje gruan dhe kunatën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta në banesën e çiftit në një pallat brenda qytetit të Ballshit. Burime për Report Tv pohojnë se shkak ka qenë kërkesa e 31-vjeçares për të shkuar tek prindërit e saj për festat. Burri nuk e ka lejuar dhe pas sherrit ka marrë thikën duke qëlluar disa herë për vdekje fillimisht gruan, ndërsa më pas kunatën.