Helikopteri pëson defekt, ulje emergjente në mes të pallateve në Korçë, i thyhen rrotat

5 Gusht 2018, 10:52 | Përditesimi i fundit: 2018-08-05 16:44:02

KORÇE-  Helikopteri i një kompanie private që do merrte një nuse pëson defekt në Korçë bën ulje emergjente dhe ulet nës të një blloku mepallate. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive pak çaste pas momentit të incidentit ku siç shihni helikat e helikopterit civil janë ende në lëvizje. Nga pamjet duket dëmtimi në rrota.

Ngjarja është shënuar pranë Unazës së Qytetit të Korçës ku në lulishten pranë blloqeve të banimit është shënuar incidenti.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa Report Tv ka mësuar se helikopteri ishte kontraktuar për marrjen e një nuseje.

Helikopteri është një model “Za-Kei” me kapacitet nga 6 deri në 8 persona, dhe kryen fluturime në distance të ndryshme në distance edhe të largëta.

Hetimet paraprake ende s’kanë zbuluar shkaqet e rrëzimit të helikopterit, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë manovra e gabuar e pilotit që drejtonte helikopterin.