Lajm i mirë për Kombinatin, hapet kopshti e çerdhja e re për 150 fëmijë

28 Shtator 2019, 16:48

Një kopësht dhe një çerdhe e re është lajmi më i mirë për Kombinatin, pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i disa ditëve më parë. Kryebashkiaku Erion Veliaj përuroi kopshtin dhe çerdhen e re Nr. 34, e cila frekuentohet nga 150 fëmijë.

Risia e këtij kopshti është jo vetëm ofrimi i shërbimit psikosocial, por edhe prania e mjekut që monitoron zhvillimin fizik të fëmijëve, e veçanërisht të atyre me nevoja të veçanta. “Jam shumë i lumtur që logopedistët, psikologët, i gjithë stafi ynë ndihmës, do t’i kushtojë një hapësirë të veçantë fizike, por edhe kohore, të gjithë engjëjve tanë që kanë aftësi ndryshe, të cilët meritojnë të njëjtin shans për sukses, si gjithë fëmijët e tjerë të Tiranës”, u shpreh Veliaj