Lajm i mirë për shqiptarët, Greqia zgjat lejen për punëtorë sezonalë deri në fund të vitit

26 Korrik 2020, 13:52

Qeveria greke ka shtyrë, lejen e posaçme për punonjësit sezonal, duke lehtësuar emigrantët. Mësohet se është dërguar qarkorja e posaçme pranë drejtorive të decentralizuara të emigracionit në prefektura, në të cilën urdhërohen drejtoritë e emigracionit, të pranojnë aplikime për punonjës sezonalë, deri në 31 dhjetor 2020. Qarkorja sqaron se mbetet e pa ndryshuar procedura, pra kush do punëdhënës në

sektorin bujqësor, dëshiron të punësojë një emigrant nga vendet e treta, mund të kryeje aplikimin pranë zyrave të decentralizuara të emigracionit në prefekturën e zonës që banon, të plotësojë një deklaratë përgjegjësie për punëdhënësin, me detyrimin e gjetjes se banesës, ta ketë të siguruar të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm, të paguajë një taksë legalizimi 100 euro për punonjës, si dhe të sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal. Procedura kryhet brenda 48 orëve nga dita e dorëzimit të dokumenteve. Me këtë shtyrje, mundësohet hapja e tregut të punës për mijëra emigrantë shqiptarë të interesuar për punësim sezonal në Greqi.Që prej fillimit të kësaj proçedure në maj të këtij viti, në sektorin e bujqësisë në Greqi janë punësuar me shumë se 30.000 emigrantë, shumica derrmuese e tyre janë shqiptarë. Kërkesa më e madhe për krah pune ka qenë kryesisht në zonën e veriut të Greqisë në sektorin e frutikulturës. Shtyrja e re, pritet të mundësojë punësimin për muajt e dimrit për mijëra emigrantë, të cilët pritet të punësohen në mbledhjen e frutave në zonën e Larisës, Volosit, si dhe për sezonin e mbledhjes së ullinjve dhe portokalleve në vjeshtë. Në këtë mënyrë, Greqia mundëson gjetjen e krahut të lirë të punës,në proçese të cilat nuk preferohen prej vendasve, pavarësisht se prej krizës së Covid-19, parashikohet rritja e pa punësisë në vend me mbi 100.000 persona.