Lajme të mira nga Kina, vaksina ndaj virusit mund të jetë gati në shtator

28 Prill 2020, 18:31

Qendra Kombëtare për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive, ka deklaruar se vaksina ndaj Covid-19 mund të jetë gati për rastet urgjente në muajin Shtator. “Mbase në Shtator, ne mund të kemi gati vaksinën për rastet urgjente”, ka deklaruar drejtori i CDC, Gao Fu.“Për shembull. Nëse ne do të kemi urgjenca në rast përhapje të një faze të dytë të epidemisë, vaksina edhe pse ndodhet në fazën e dytë ose të tretë të testit klinik, do të përdoret për një grup të caktuar njerëzish. Ata do të jenë punonjësit e shëndetësisë”, ka deklaruar Gao. Megjithatë, disa ekspertë janë shprehur optimistë duke thënë se 18 muaj është shumë pak në krahasim me zhvillimin një vaksine normale e cila do gati 10 vjet kohë për t’u krijuar.