Lajmet e rreme për koronavirusin kryeministri Edi Rama i ka quajtur infodemi. Ai tha se përveç titujve në media ka edhe një përpjekje të individëve të caktuar për të prodhuar alarme.
"Ne menjëherë filluam kontaktet e domosdoshme dhe në një botë që është gjithmonë e më e vogël për shkak të ndërveprimit intensiv. Edhe në Italinë fqinje vazhdojnë përpjekjet për të gjetur pacientin zero. E panjohura tjetër është përhapja. Përhapja e tij është e shpejt. Sot diksutohen se si sot vendet në kufi me Kinën nuk kanë ende asnjë rast të prekur. Ende nuk është arritur tek një vaksinë specifike dhe mesa po mendohet kjo do të kërkojë akoma kohë. Është një situatë që ka zënë në befasi të gjithë botën. Përhapja e këtij virusi është e pashmangshme. Po shoqërohet edhe me infodemi (epidemi e lajmeve të konfimuara). Infodemia ka prekur mbarë botën sipas OBSH dhe në mënyrë të pashmangshme ka prekur edhe Shqipërinë. Në vendin tonë kjo situatë është shfaqur më shumë se në një formë. Tituj që mbajnë koronavirus dhe vikitmë në titull, por edhe përpjekja individuale e grupeve të caktuara për të nxitur panikun dhe për të prodhuar alarme", tha Rama