Flet shqiptarja në krye të OBSH në Hungari: Vaksina në treg më shpejt se sa mendohej nga shkencëtarët

10 Prill 2020, 18:41 | Përditesimi i fundit: 2020-04-10 19:16:19

Lidhur me prodhimin e mundshëm të një vaksine Ledia Lazri, Përfaqësuese e OBSH në Hungari, tha se situata është optimiste. Lazri u shpreh për Report TV në emisionin 'Repolitix', se prodhimi i një vaksine mund të jetë më shpejt se sa mendohet. Realizimi i një vaksine kërkon 12-18 muaj kohë, por përpjekjet e ekspertëve është që ajo të prodhohet më shpejt se kaq.