Një grup banorësh te Unaza e Re vijojnë protestën kundër projektit, ndërsa në mbështetje të tyre si cdo natë ka qenë edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.
Demokrati u shpreh se Rama jo vetëm që do të rrëzohet, por me ironi ka shtuar se 'po na ngel në dorë, pasi në 16 mars pësoi para-infarkt'.
"Jo vetëm që po rrëzohet, por po na ngel në dorë, pasi në 16 mars i ra para-infarkt. Të shkojmë ditën e enjte dhe ti tregojmë se kush vendos në këtë vend. Nuk vendosin ata me atë parlament palaçoje.
E di gjithë bota se ka protestë te Unaza e Re, e kanë transmetuar të gjithë. I themi Sandër Lleshajt, mos guxo se nuk do të gjesh vrimë miu ku të futesh. Në 21 mars ejani te parlamenti për t'u treguar që vendosin qytetarët" tha ai.
Por, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë lajmet e rreme lidhur me shëndetin e tij, pas postimit të bërë fillimisht të dielën nga ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, i cili e përsëriti edhe sonte.