Lajmi i SHUMËPRITUR! 'Pa gjurmë' gjen pas 22 vitesh 36-vjeçaren Teuta Rrahmani

23 Janar 2020, 23:06

TIRANË - Thuajse e pabesueshme për familjarët: 22 vite e zhdukur, Pa "Gjurmë" gjen Teuta Rrahmanin, sot 36-vjeçe. Teuta vendosi të rilidhë kontaktet me familjarët, që nuk reshtën së e kërkuari, në një telefonatë në emisionin "Pa Gjurmë", duke thënë se ndodhet mirë dhe jeton në një shtet jashtë Shqipërisë (të cilin nuk e tregojmë), ndërsa për momentin gjendet me pushime në Holandë. "Pa Gjurmë" e kishte denoncuar zhdukjen e Teutës prej dy vitesh. Tashmë ajo është bërë nënë  e dy fëmijëve dhe thotë se kishte afro 5 vite që kërkonte të lidhte kontaktet me familjen, por nuk kishte mundur.  Emocione të papërshkueshme për familjarët, por edhe për stafin e "Pa Gjurmë" që dha lajmin e mirë për të. 

Rrëqethëse momentet kur nëna dëgjon për herë të parë zërin e vajzës së saj 22 vite pas, e cila e ka bërë gjyshe dy herë.