Lampard mposht sërish profesor Mourinho-n, Messi realizon 'poker' kundër Eibar. Haaland nuk di të ndalet

22 Shkurt 2020, 19:23

Derbi i Londrës mes Chelsea-s dhe Tottenham është fituar me shifrat 2-1 nga blutë e drejtuar nga Lampard, që mund kështu për herë të dytë brenda sezonit profesorin Mourinho. Në Stamford Bridge Chelsea zhbllokoi rezultatin me Giroud para se Alosnso të dyfishonte me një goditje potente në hyrje të zonës.

Në minutat e fundit Tottenham ngushtoi falë një autogoli të Rudiger, por që ishte shumë pak për t’I dhënë një tjetër udhë kësaj sfide. Kjo ishte humbja e dytë brenda pak ditësh për Jose Mourinho-n pas edhe disfatës në Champions League, por që vjen edhe si pasojë e mungesave të rëndësishme si Kane apo Soon.