Lamtumira e fundit nëpërmjet Zoom...të përcjellësh të dashurit online në kohë pandemie

4 Shkurt, 17:47

Nuk do ta kishte menduar kurrë që do t’i jepte lamtumirën e fundit të atit nëpërmjet Zoom, por për shkak të Koronavirus ajo është detyruar ta bëjë një gjë të tillë.

"Nuk është se si është dashur të jetë. Nuk ka asnjë ndërveprim fizik. Dhe kjo është ajo që na mungon më së shumti gjatë kësaj kohe të tmerrshme."

Trish Skinner së bashku me dhjetëra të afërm do të jenë pjesë e funeralit të Herbert John Tate, i cili vdiq nga Covid-19 në moshën 103 vjeçare dhe ai është një nga 2.25 milion njerëz në të gjithë botën që kanë vdekur pas infektimit me koronavirus. Por COVID-19 nuk ka marrë vetëm jetët e shumë personave por edhe mundësinë për t’u dhënë lamtumirën siç duhet personave të dashur.  

Skiner kujton se në fillim të pandemisë për të ishte e vështirë të kuptonte përjetimet e njerëzve të cilët kishin humbur të dashurit e tyre.

"Nuk mund ta imagjinoja si duhet të ndihen njerëzit. Dhe fakti që ata po humbin më të dashurit e tyre - burrat dhe gratë, ndoshta fëmijët dhe nuk lejoheshin të ishin me ta. Ata duhet të jenë mërzitur jashtë mase."

Një anëtar i familjes transmeton drejtpërdrejt shërbimin e varrimit për Herbert John Tate drejtpërdrejt në Zoom, kështu që të tjerët mund të shikojnë nga shtëpia.

Por si Trish janë edhe miliona persona të tjerë nëpër botë të cilët u detyruan tu japin lamtumirën personave të dashur nga larg dhe përjetuan trauma të shumëfishta, humbjen e papritur të personit të dashur, frikën dhe mundësinë që ata të mund të jenë infektuar vetë apo mungesat e normalitetit të zhdukur.  

 

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha