Në një fjalim të gjatë në ceremoninë funebre, në nder të kujtimit të major Tanushti, kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet familjes, e ndërsa ka vlerësuar punën e bërë të Tanushit, duke cilësuar si një ushtarak model. Në fund ka pasur një fjali për tre fëmijët e tij, të cilëve u tha se do ta kuptojnë atë që ka bërë babai i tyre, kur të bëhen vetë prindër.
"Rikthehemi në një ceremoni funebre si kjo, për t'i dhënë lamtumirë një ushtaraku, prind i tre fëmijëve, djali i dy prindërve që trashëgoi profesionin e babait dhe bashkëshort që ndahet krejt parakohe. E kam të vështirë që të gjej fjalë që mbushin zbraztinë e këtij momenti, por zbastinë që do të mbetet në zemrën e fëmijëve, të gruas dhe të prindërve, të afërmve. Dua t'ju jap sado pak krahë për të përballuar humbjen e pazëvendësueshme. Klodiani ishte në një mision paqeruajtës dhe jetëshpëtues dhe la jetën e tij, për të mos lejuar që jetë të tjera të humbasin. Në një libër të shenjtë, një vetëflijim i tillë, për të shpëtuar jetët që do të vijnë quhet vetëflijim për miqtë e panjohur. Ky është edhe thelbi i të gjitha misioneve paqeruajtëse dhe jetëshpëtuese të FA, si pjesë e NATO-s. Është më e lehtë të japësh jetën, për njerëzit e dashur në çaste ekstreme, apo kur mësyn armiku sy më sy dhe është më e lehtë të këmbesh gëzimin e jetës së tashme, për të lënë të jetojë një njeri i mirë, por është tejet i vështirë dhe besoj ehe sublime të pranosh që jeta jote mund të ndalojë në çdo çast të korresh nga vdekja në një vend që nuk është atdheu yt, se duke larguar minat ke pranuar të japësh farën e mirë që të japësh jetën. Pse një djalë, një prind, pse një burrë shqiptar duhet të kthehet pajetë nga një tokë e panjohur? Pikërisht për këtë. Sepse sot Shqipëria dhe shqiptarët dhe FA janë pjesë e këtij misioni, të cilin e mbart si një vlerë të pakrahasueshme dhe tjetërsueshme.