Lançohet raketa Falcon 9, ekuipazhi amerikan shkon sërish në hapësirë pas 9 vitesh

30 Maj 2020, 22:54

SHBA lançohet zyrtarisht në hapësirë me një ekuipazh amerikan pas 9 vitesh. Ka qenë SpaceX e Elon Musk në bashkëpunim me NASA-n që kanë ngritur mbrëmjen e sotme në orën 21:22 flamurin amerikan sërish në hapësirë.

Lëshimi i suksesshëm i raketës Falcon 9 nga Qendra Hapësinore Kennedy ka dërguar dy austronautët  Robert Behnken dhe Douglas Hurley në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.