Landfill i fshehtë mbetjesh në Shkodër? Banorët e Bleranit dhe prifti në protestë

14 Janar 2021, 11:02 | Përditesimi: 14 Janar 2021, 11:02

Banorët e fshatit Bleran në njësinë administrative Rrethina të Shkodrës kanë arritur të bllokojnë punën e fabromave të bashkisë.

Pa asnjë njoftim apo tabelë që njofton punimet, bashkia e Shkodrës nisi hapjen e një rruge rurale në kodrat e Rrencit.

Mungesa e transparencës mbi këtë projekt ka bërë që banorët e fshatit Bleran si dhe prifti i zonës, dom Raffaele Galiardi të dalin në protestë.

"Për 25 vjet nuk i ka ra në mend asnjë personi sot shofim të gjitha këta mjete duke punuar dhe ne na erdhi pak keq, sepse ne kemi një rrugë poshtë që është e pakalueshme, kur bie shi ka 50 cm ujë. Kemi kërkuar na ndihmoni na sillni ndonjë material dhe vijnë këtu e shepnzojnë lekë këtu kur nuk bëjnë rrugë poshtë.

Ajo është rrugë ku kalojnë 100 familje. Ku ka 800 banorë ku fëmijët kanë nevojë të shkojnënë shkollë. Na tregoni pse jeni duke bërë këtë punë, nëse është për të sjellë mbeturina e përsëris që prej shkollës së Reznit nuk kalon dot asnjë person. Hajde na takoni zonja Voltana ne jemi njerëz kemi dëshirë për tu marrë vesh dhe për të kuptuar", tha ai.

Protestuesit kanë dyshime se kjo rrugë po hapet nga bashkia me qëllimin kthimin e ish-Repartit të Zbulimit në një vendgrumbullimi për mbetjet urbane.

"Ka informacion në bazë të landfillit, se  janë prish marrëdhëniet e punët e tyre. Ajo është shpresa e fundit".

"Papritur vijnë dhe investojnë në një rrugë e cila për ne është rrugë e vdekur".

"Kjo është bë me kap, por n spo kapim pushkën".

b.ha./Shqiptarja.com