Lapraka me fushë të re sportive, Veliaj: Pavarësisht ndasive politike, vijojnë investimet

29 Gusht 2020, 10:46 | Përditesimi i fundit: 2020-08-29 11:20:11

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inauguruar fushën e re të sportit në Laprakë.

Veliaj theksoi se pavarësisht ndasive politike, vijojnë investimet për punët e mira të nisura në këtë zonë, ku para pak kohësh u inaugurua edhe kinemaja e famshme “Maks Velo”.

Jam i bindur se këtu ka disa që janë me Tiranën, ka ca që janë me Partizanin. Ka ca që janë të majtë, e ca që janë të djathtë. Ka disa që janë ‘den baba den’, ka disa që kanë ardhur nga qytete të tjera. Por, ata që na bashkojnë është janë fëmijët, interesi i së ardhmes, dhe për këtë jemi të gjithë njësoj si qytetarë të Tiranës. Ne besojmë që përtej bindjeve, përtej tifozerisë, përtej vendit nga vijmë, përtej mbiemrit, përtej testerës së partisë, janë familjet tona dhe janë fëmijët tanë. Mezi pres që ne të vazhdojmë punët e mira që kemi nisur në Laprakë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se ndërkohë vijon edhe ndërtimi i dy shkollave të reja në Laprakë.  

Kemi mbajtur çdo fjalë që kemi thënë për Laprakën para 5 vitesh. Edhe për shkollat e reja. Po bëhet shkolla e re në “Don Bosko”, po bëhet shkolla e re tek rrethrrotullimi “Shqiponja”. E kemi mbajtur fjalën edhe për fushën, edhe për kinemanë, edhe për ndërhyrjet në çdo lagje. Jam i bindur se e mira s’ka fund”, u shpreh kryetari i Bashkisë.