Largimi i emigrantëve/ Radhë kilometrike në Kakavijë

6 Janar 2019, 14:46 | Përditesimi i fundit: 2019-01-06 14:55:55

Vijojnë radhët e gjata të emigrantëve shqiptarë në pikat e kalimit kufitar. Pas pushimeve të fundvitit ata po rikthehen në vendet e punës në Greqi. Si të mos mjaftojë moti i keq me reshje dëbore dhe temperatura nën zero, emigrantëve u duhet të presion për orë të tëra në pikat e kalimit kufitar. Në doganën e Kakavijës edhe sot janë shënuar radhë të gjata automjetesh me qindra qytetarë në pritje për të kaluar.

Gazetari i Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase shprehet se shkak për radhët kilometrike është bërë pala greke të cilët kanë vetëm dy sportele funksionale për përpunimin e dokumentacionit. Ndërsa pala shqiptare punon me pesë sportele.

Kjo e diel ka qenë dita me më shumë udhëtarë që kthehen në Greqi, bëjnë me dije burime nga pika doganore e Kakavijës.