tali/ Panik në diskotekë për një spraj, 6 persona humbin jetën, 120 të tjerë mbeten të plagosur

8 Dhjetor 2018, 07:50 | Përditesimi i fundit: 2018-12-08 14:44:40

ITALI- Pesë të mitur dhe një nënë që po shoqëronte të bijën mbetën të vdekur gjatë një situtate paniku që në një diskotekë në Ancona, ku edhe ndodheshin mbi 1 mijë persona. Nga ngjarja 120 persona kanë mbetur të plagosur, 7 nga të cilët janë në gjendje të rëndë për jetën.

Pesë të miturit që humbën jetën ishin të moshës 14-16-vjeçare, të identifikuar si: Asia Nasoni, 14; Daniele Pongetti, 16; Benedetta Vitali, 15; Mattia Orlandi, 15; Emma Fabini, 14 dhe Eleonora Girolimini, 39-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në diskotekën “Lanterna azzurra” në Corinaldo në zonën e Madonna del Piano. Shkak për humbjen e jetës të 6 personave është bërë një spraj me erë të keqe i hedhur në turmë gjatë koncertit të reperit Sfera Ebbasta.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se tragjedia ka ndodhur pasi dalja e emergjencës ishte e bllokuar dhe turma tentoi që të dilte nga ana tjetër duke shkaktuar shembjen e shkallëve. Nga shembja të rinjtë kanë përfunduar sipër njëri-tjetrit, gjë që ka shkaktuar edhe vdekjen e tyre.

 "Ishim duke kërcyer kur dëgjuam një erë djegëse. Donim që të dilnim por daljet e emergjencës ishin të bllokuara. Kaluam nga ana tjetër dhe u shtypëm me njëri-tjetrin. Një djali mbeti poshtë,"-rrëfen një 16-vjeçar i plagosur. 

Të plagosurit u transportuan në spitalet e zonës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Lidhur me ngjarjen kanë reaguar edhe autoritetet italiane.

Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini bëri fajtor për incidentin faktin që ishte kaluar kapaciteti i diskotekës, që duhet të ishte më pak se 900 njerëz por që sipas tij e gjithë ngjarja nuk ishte diçka ishte fatale. Por nuk ka qënë i të njëjtit mendim kryeministri i vendit, Luigi Di Maio publikoi emrat e viktimave në Facebook duke nënvizuar se si qeveri do të zbardhin të gjithë ngjarjen dhe do të çojnë para drejtësisë personat përgjegjës.