Laskaj: Tirana na provokoi, nuk kam pasur asnjë problem me Ngoo

1 Prill 2019, 15:52

Presidenti i Laçit, Pashk laskaj, hedh poshtë çdo akuzë për fyrje apo provokim të futbollistit Majkëll Ngo në sfidën e së shtunës kundër Tiranës që precipitoi në sherr në dhomat e zhvjeshjes. I pyetur nga “Report TV” për atë që ndodhi në “Selman Stërmasi” Laska deklaron:

E vërteta është se jo vetëm unë, po asnjë nuk ka patur probleme me Majkëll Ngoo. Unë nuk kam debatuar fare me futbollistin e Tiranës. Kamë komunikuar për një episod me arbitrin anësor. Ngo erdhi aty dhe tentoi të më godiste. Problemi është i thjeshtë, Tirana vetë e provokoi sherrin. Çfarë donte futbollisti i Tiranës në dhomat e zhvjeshjes së Laçit?”

Klubi i Tiranës pamjet filmike të sherrit i ka vënë në dispozicion të policisë, por përveç këtij fakti ata kanë zgjedhur të ankohen edhe në “UEFA” e “FIFA”. I pyetur për nëse i druhet ndonjë dënimi Laska përgjigjet:

“Tirana duhet të japë një herë llogari për lojtarët e vet të cilët I ka të padisplinuar dhe të gatshëm për të shkaktuar rrëmuja.”

Ndërkohë ekipi i Tiranës pretendon se arbitri ishte i njëanshëm në këtë takim, duke e lënë lojën të luhet jashtë çdo logjike. Diçka të tillë e mohon Laska, i cili për më tepër bën edhe një akuzë:

“Gjyqtari jo vetëm nuk ka favorizuar por na ka penalizuar. Kartoni i kuq nuk ishte. Para se të merrnin penalltinë kishte pozicion jashtë loje. Dhe diçka tjetër pasi nuk thuhet në asnjë media. Ai që goditi arbitrin ishte kushëriri i Refik Halilit, përse nuk e shoh në asnjë media këtë? A kam faj unë që ai e goditi arbitrin dhe u akorduan 6 minuta shtesë?”

Tirana do të luajë të mërkurën ndeshjen e kthimit të Kupës në Laç kundër Laçit. I pyetur për pritjen që do t’I bëjnë ekipit të Tiranës preësidenti Laska përgjigjet:

“Tirana të mos provokojë njerëzit, por të luajë futboll. Tifozët e saj nuk sillen mirë, keni parë ndonjëherë të dënohen tifozët e Laçit? Ka dy apo 3 vite që nuk dënohemi nga disiplina.”