Lavrov: T'i japim fund neonazizmit në Europë! Ne na intereson dialogu i Kosovës me Serbinë

26 Shkurt 2020, 14:41

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov deklaroi se pjesë e diskutimeve mes tij dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama ishte edhe situata në Ballkan. Ai tha se Rusisë i intereson që të arrihet një marrëveshje Kosovë- Serbi dhe se ajo do të nxisë këtë dialog që të arrihet drejt një përfundimi.

"Duhet të zhvillojmë një dialog të barabartë. Duhet të vendosim besimin mes shteteve pjesëmarrëse. Kryesia ka përgjegjësi. Ndjemë në dialogun me palën shqiptare se po përpiqen të përmbushin detyrimet dhe të mbajnë një qasje asnjëanëse. Ne konfirmojmë angazhimin e Rusisë në luftën kundër terrorizimit. Në përvjetorin e luftës së dytë botërore është e rëndësishme t'i japim fund përpjekjeve për të nxitur neonazizmin në Europë. Shqipëria e shikon si përparësinë e saj vendosjen e paqes dhe ne do të mbështesim një gjë të tillë. Kjo është pjesë e misionit të posaçëm në Ukrainë. Ne folëm me hollësi për Ballkanin. Kemi për qëllim të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne do donin që çështja e Kosovës të zgjidhet. Palët duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe. Kemi edhe një angazhim dy palësh. Ka hapësirë për bashkëpunim por është e kufizuar për shkak të sanksioneve.  Ne do të vazhdojmë lidhjet humanitare dhe njerëzore me Shqipërisë. Jemi të interesuar për të rritur kuotën e arsimit falas", u shpreh Lavrov.

    No videos found.