Lazio ia bën jetën ferr Juventusit, fiton për të dytin vit radhazi Superkupën e Italisë

22 Dhjetor 2019, 21:29 | Përditesimi i fundit: 2019-12-23 14:40:37

Lazio ka siguruar trofeun e dytë sezonal pasi skuadra kryeqytetase ka mposhtur Juventusin në Arabinë Sauditë me rezultatin 1-3 për Superkupën e Italisë. Skuadra e drejtuar nga Inzaghi gjeti avantazhin që në minutën e 16 me Luis Alberto-n, por Juventus fillimisht arriti të reagonte duke barazuar rezultatin në fundin e pjesës së parë me Paolo Dybala-n, që u ndodh në vendin e duhur pas grushtimit të Strakoshës.

Në pjesën e dytë Lazio ishtë me e vendosur në fushë dhe në minutën e 73 shënoi golin e dytë me Lulic, ndërsa të tretin me Cataldi-n, duke konfirmuar kështu ekipin lacial si macen e zezë të Juventusit. Lazio edhe sezonin e kaluar mposhti në Superkupë Juventusin, diçka të cilën e bëri edhe në finale e Kupës për sezonin 2018-2019. Vetëm para pak javësh Lazio i shkaktoi disfatën 3-1 Juventusit në kampionat, ndërsa kjo e sotmja ishte humbja e 4 për bardhezinjtë ndaj skuadrës kryeqytetase në harkun kohor të një viti.