Lazio përfiton nga koronavirus dhe merr kryesimin e Seria A, Chelsea 'ngec' në transfertë

29 Shkurt 2020, 19:44

Golat e Luis Alberto-s dhe Correa-s në takimin kundër Bolonjas për javën e 26 të Seria A i kanë dhënë kryesimin e kampionatit Lazio-s. Kryeqytetasit e drejtuar nga Inzaghi nuk e patën të vështirë të merrnin tre pikët në këtë takim falë dy prej lojtarëve më të talentuar.

Si pasojë e fitores Lazio renditet në vendin e parë në Seria A me 62 pikë, 2 më pak se Juventusi që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Pikërisht atë me Interin që ishte programuar për të dielën dhe që u shty me 13 maj për shkak të koronavirusit.