'Le Monde Diplomatique' do të flasë shqip, Yzeiri: Do rikthejë kënaqësinë e të lexuarit të gazetave

28 Shtator 2019, 22:42

“Le Monde Diplomatique” tashmë do të flasë shqip. Për të gjithë lexuesit shqiptarë, gazeta e njohur franceze do të jetë në duart e lexuesve shqiptarë në gjuhën shqipe. Kryeredaktori Ilir Yzeiri në një intervistë për Report Tv, thotë se  “Le Monde Diplomatique” do të jetë ajo çfarë i ka munguar lexuesit nga shtypi i shkruar, pasi fokusi kryesor do të jetë te analizat e thelluara për të kuptuar në një perspektivë tjetër gjithçka që ndodh në Shqipëri, por edhe për t'u njohur me historitë dhe ngjarjet më interesante të botës.

“Le Monde Diplomatique” është quajtur CNN i shtypi shqiptar, sepse tekstet që botohen aty janë të një niveli shumë të lartë, kanë një paanësi të admirueshme, një thellësi profesionale të padiskutueshme dhe shumë të bukura për t'u lexuar. “Le Monde Diplomatique” ka si fokus jo një vend të veccantë, por të gjithë botën. Të gjitha ngjarje do t'i gjesh t analizuara dhe të interpretuara nga gazetarë shumë të mirë, profesionistë, ndonjëherë nga autorë librash", u shpreh Yzeiri.