'Le të vijë policia, ne nesër në 7 do jemi në punë!', vijon protesta e tregtarëve të Orizit në Vlorë

27 Prill 2020, 10:37 | Përditesimi i fundit: 2020-04-27 10:38:50

Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë kanë dalë sërish gjatë kësaj të hënë në shenjë proteste. Ata kërkojnë një zgjidhje ose në të kundërt ata shprehen se nesër do të dalin në kundërshtim me vendimin dhe do të vijojnë aktivitetin tregtar.

Tregu i Orizit u mbyll me vendim të AKU pasi nuk plotësoheshin kushtet higjeno-sanitare si dhe nuk respektohej distanca si masë kjo ndaj koronavirusit.Kemi kërkuar të bëjmë takim me kryetarin e bashkisë, as edhe një tjetër. Ai të na japë zgjidhje, këta të tjerët nuk po na zgjidhin asgjë. Nesër të vijnë edhe gazetarët, do dalim të punojmë në tregun e Orizit se po na shkon malli dëm. E kemi vendosur të gjithë, 100 sa jemi. Le të vijë policia, në 7 do jemi në punë. Do vendosim maska, doreza, me të gjitha,"-shprehet një nga tregtarët.