Leao dhe Ibrahimovic nderojnë Milanin, 'djalli' rikthehet te fitoret në Seria A pas tre ndeshjeve

11 Janar 2020, 22:52

Milan është rikthyer te fitoret në Seria A pas tre ndeshjeve, pasi në transfertën kundër Cagliari-t ka fituar me rezultatin e pastër 0-2. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 19 të Seria A vendosët golat e Leao-s dhe Zlatan Ibrahimovic, i cili realizoi për herë të parë në ndeshjen e dytë të aktivizuar që pas rikthimit te ‘djalli’.

Fillimisht ishte 20-vjeçari portugez ai që zhbllokoi rezultatin me një gol deri diku të pazakontë, ndërsa më pas ishte 38-vjeçari suedez ai që dyfishoi dhe në të njëjtën kohë vulosi rezultatin përfundimtar të këtij takimi. Shtatlarti shfrytëzoi siç duhet një pasë të Hernandez brenda zonës së rreptësisë.