Lebërit iso për Veliajn: Shpirtërisht të urojmë...se s’bën do fitojmë...

24 Mars 2019, 19:45

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i është bashkuar ditën e sotme qytetarëve në “Krraba n’fest”, ku nuk mungoi muzika, argëtimi, dhe promovimi i traditës. Por ajo që ra më shumë në sy, ishte një surprizë që Ansambli Polifonik “Bashkimi” me këngëtar dhe valltarë nga trevat e jugut kishin përgatitur për kryebashkiakun e Tiranës.

Përmes një kënge dedikuar Erion Veliajt, dhe kandidimit të tij për një mandat të dytë për Bashkinë e Tiranës, ata i shprehin mbështetjen e tyre dhe i urojnë fitoren në zgjedhjet e 30 qershorit. “Shpirtërisht të urojmë, o Erion Veliaj, se s’bën do fitojmë, të përparojë bashkia”, janë disa nga vargjet e këngës kushtuar kryebashkiakut.