Leçe-Itali, kamufloheshin mes plazhistëve, kapet skafi me 300 kg drogë, tre të arrestuarit dyshohet se janë shqiptarë

15 Qershor 2020, 14:10

Gjatë një operacioni policor kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, Komanda Provinciale e Leçes, në Itali i dha një goditje të rëndë trafikimit ndërkombëtar të drogës nga element kriminal të cilët e shohin gadishullin e Salento-s si një qendër të rëndësishme të biznesit të tyre edhe për pozicionin e saj gjeografik, si një portë për në Lindje të Europës.

Operacioni u krye nga trupa të Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Leçes, të cilët, pas disa hetimeve të kryera, rritën kontrollin përgjatë bregdetit të Salentos, me qëllim të përgjimit të çdo ngarkese "të dyshimtë" të ardhur nga ana tjetër e Adriatikut, falë ‘ditëve të bukura’ të javëve të fundit, ideale për tu kamufluar mes plazhistëve dhe barkave të peshkimit.

Në këtë mënyrë u identifikua një skaf i cili kishte mbërritur në Torre Chianca (LE) dhe e lidhur pas një automjeti ishte gati për t'u transportuar diku tjetër. Pavarësisht se ajo ishte e pajisur me rrjeta dhe kallama peshkimi, forma e bykut të saj shtoi dyshimet e trupave të financës, të cilët kuptuan se ishte modifikuar duke krijuar një fund bazamenti të dyfishtë.

Patrulla policie erdhën në përforcim të Guardia Di Finanza të cilët u përfshinë në operacion përreth një shtëpie private pranë një fshati bregdetar ku edhe u fsheh skafi për tu fshehur nga sytë e kalimtarëve dhe banorëve.

Në kohën e ndërhyrjes, një automjet i madh jashtë rrugës me dy bashkëpunëtorë në bord u largua me shpejtësi të lartë, por teksa gjatë rrugës u ndesh me një postbllok dhe duke devijuar ndalesën rrezikoi përplasjen.