Ledri Vula dhe Sara Hoxha zbulojnë gjininë e bebit nën perëndimin e diellit

26 Korrik 2020, 20:22 | Përditesimi i fundit: 2020-07-26 20:26:07

Ledri Vula dhe Sara Hoxha e pranuan më në fund se do të bëhen prindër për herë të parë. Në një video shumë të ëmbël ata zbuluan gjininë e bebit, e cila do të jetë një vajzë. Nën ngjyrat e veçanta të perëndimit në bregdet, të veshur të dy me të zeza,  duke mbajtur një tullumbac të zi në dorë, përmes disa puplave rozë ata zbuluan gjininë e fëmijës që do të vijë në jetë së shpejti.

Shtatzënia e Sarës kishte ditë që flitej në media, por çifti i showbizit e mbajtën të fshehtë deri ditën e sotme. Ata janë të lidhur prej vitesh, por Ledri e bëri publike vetëm në muajin prill.