Lefter Maliqi: Kandidoj për LSI-në Berat, kam kërkuar të jem në fund të listës!

3 Mars 2021, 16:22 | Përditesimi i fundit: 2021-03-03 16:51:17

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi do të kandidojë për Lëvizjen Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit aty ku pretendon të marrë 3 mandate.

Vendimin e ka bërë të ditur vetë Maliqi, i cili shprehet se ka kërkuar të jetë në fund të listës, numri 7 për t’iu dëshmuar të gjithëve mbështetjen që gëzon në këtë qark.

Ndërkaq ai shton se nga sot do të zhvendoset me kohë të plotë pranë elektoratit të tij në qarkun e Beratit, si Koordinator politik i fushatës për Bashkitë Kuçovë dhe Ura Vajgurore.

"Pasi ju bëra me dije që në Dhjetor 2020, që do të bëja një shkëputje nga protagonizmi im në media, derisa të vendosja pozicionimin tim politik zgjedhor, tashmë rimarr komunikimin tim intensiv me ju me një VENDIM. Të gjithë ju që më njihni, e dini mirë historikun e kontributit tim politik, dhe vitet e mia në shërbimin tuaj kanë dominuar krah forcës së cilës unë i bashkohem në këto zgjedhje.