Lefter Maliqi: Nga opozita mund të ketë çedim votash! Rama frikë nga opozita e bashkuar

2 Tetor 2019, 22:52

Deputeti opozitar Lefter Maliqi i ftuar në Repolitix u shpreh se Edi Rama ka frikë që të shkojë në zgjedhje përballë një opozite të bashkuar, pasi do të humbiste. "Edhe PD-ja ka probleme të shumta, por te PS-ja ka një zhgënjim total. Rama ka një frikë të madhe, pasi e di që me opozitën e bashkuar e di që nuk fiton.

E ka të pamundur. 74 mandate i mori kur kishte Dakon, Tahirin, Bushatin, Qazimin dhe shumë ministra. Përgëzoj PD-në nëse edhe këta e kanë 100% seriozisht se duhet ndryshim i sistemit. Nga opozita e re mund të ketë ndonjë që mund të çedojë. Mbi 10 i ka gati. Po të jetë seriozisht kjo marrëveshje, ndryshimi i sistemit dhe kod jam dakord
" tha ai.