Lefter Maliqi sulmon Sorecën për KÇK: Ç'është ky që thotë po ndjekim paratë, e lanë Shqipërinë në mjerim

12 Shkurt 2020, 12:07

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Lefter Maliqi gjatë fjalës së tij në seancën plenare për interpelancë më ministrin Lleshaj, ka hedhur akuza edhe ndaj ambasadorit të BE, Sandër Lleshaj. Maliqi ka thënë se ambasadorët e kanë lënë Shqipërinë në mjerim.

"Na del ky Soreca, ç'është ky? Që na thotë po ndjekim paratë... Kështu po bëjnë këta, e lanë Shqipërinë në mjerim. Ky e keni informacionin? Ku e keni luftën kundër krimit. Ku ka të fortë me shtetin? Jeni ju që keni këtë sistem të korruptuar politik. Këtu tregohen përralla. Soreca qeshte aty. I thoshte shiko këtë se ky është... i kapur nga KÇK i Bashkimit Evropian. Ne besojmë tek ambasadorja Amerikane." tha Maliqi.