Legalizimi i kanabisit mjekësor, Berisha: Krim, Rama do që ta shpallë Shqipërinë si Escobarin e Europës

1 Korrik 2022, 13:39

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor që është hartuar dhe pritet të miratohet në Këshillin e Ministrave dhe më pas do të depozitohet në Kuvend. Berisha thotë se janë kundër legalizimit të kanabisit pasi Shqipëria është ndër vendet kryesore për kultivimin dhe sipas tij legalizimi do ta shpallte vendin tonë Escobarin e Europës.