Lehtësim i masave pas 4 majit, mjeku Pipero: Ecuria e epidemisë lejon këto liri!

22 Prill 2020, 09:05

Mjeku Pëllumb Pipero ka diskutuar në lidhje me lehtësimin e masave të paralajmëruara nga kryeministri Rama pas 4 majit, duke thënë se ecuria e deritanishme e epidemisë i lejon lirimin e masave shtrënguese. Në një lidhje skype në "Repolitix", Pipero tha se ritmi i transmetimit të virusit ka qenë i ulët në vendin tonë, ndoshta nën 2 dhe kurba e qëndrueshme dhe me ulje graduale mundëson lehtësimin e masave edhe hapjen e biznese por gjithmonë duke qenë vigjilentë që të mos lejohet krijimi i vatrave të reja të infeksionit. Megjithatë mjeku Pipero tha se për të moshuarit dhe të sëmurët kronik, kufizimi i daljeve duhet të jetë më i zgjatur në kohë.