Lehtësimi gradual, Manastirliu: Jemi në monitorim, kemi përgatitur 4 faza me periudha 2 javore

28 Prill 2020, 22:09

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli për "Repolitix" për 4 faza hapje që do të lejojnë monitorimin e kurbës dhe marrjen e vendimeve në lidhje me hapjen dhe lehtësimet gradualet. Manastirliu tha se kjo hapje do të jetë shumë e kujdesshëm dhe një fazë shoqërohet me një periudhë dy javore monitorimi për të parë se si po ecin masat dhe si po funksionojnë lehtësimet me pikatore në lidhje me rastet e reja të infektimit.