Lehtësohet barra fiskale për makinat e luksit, taksë speciale 21 mijë lekë në vit

18 Shkurt 2020, 15:54

TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar edhe një herë se në ligjin për taksat kombëtare është bërë një ndryshim i cili është në favor të gjithë qytetarëve që kanë në përdorim një automjet që konsiderohet luksi. Ky ndryshim parashikon që vlera e automjetit të luksit do të amortizohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur, duke iu kursyer të gjithë qytetarëve paratë që paguanin për mjetin e tyre.