Leja për plazhet nga e hëna te e-Albania, por si do të ndahen? Klosi tregon planin: Prioritet hotelet

30 Maj 2020, 17:43 | Përditesimi i fundit: 2020-05-30 17:56:47

Ministri i Turizmit Blendi Klosi prezantoi nga Kavaja masterplanin e ri të qeverisë për ndarjen e stacioneve të plazheve. Situata e pandemisë, tha Klosi diktoi rregulla dhe kritere të reja. Si fillim është bërë fotografimi nga ajri i gjithë vijës bregdetare e më pas është ndarë me zona për plazhe publike dhe private.

Aplikimi për plazhet private do të nisë ditën e hënë në E-albania në datë 1 qershor deri në datë 14 qershor. Klosi tha se prioritet për të marrë stacion plazhi do të kenë hotelet dhe restorantet. Por si do të bëhet ndarja? 80% e plazhit këtë vit do të jetë për privatin dhe vetëm 20% për publikun.