Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka paralajmëruar sërish deputetin Kujtim Gjuzi lidhur me rregulloren e Kuvendit, teksa ky i fundit i kërkoi të mos e ndalojë të bëjë replikë me kryeministrin Edi Rama.
Ruçi përveç respektimit të orarit i kërkoi Gjuzit që të vijë në Kuvend i veshur sipas rregullore.
Kujtim Gjuzi: Me ça të drejte shkelni nenin 49 dhe 50 të rregullores. Pse nuk lejoni replikë me kryeministrin. Nëse unë të drejtohem të drejtohem se je kryetar i Kuvendit. E them se kam një konsideratë për atë që ju thoni si kryetar kuvendi. Kurrsesi nuk mund të jem dakord me ju që nuk më lejoni të bëj replikë. E mban vendin me dhunë. Kushdo që të jetë nëse kemi replikë duhet të na lesh. Kujdes zoti kryetar
Gramoz Ruçi: Kujdes Zoti Gjuzi, kur të flasësh në emër të rregullores. E dyta të flasësh me etikë dhe e treta herë tjetër në Kuvend të jesh i veshur sipas rregullores së Kuvendit