Lëkundjet që s’largohen nga mendja, zotëria: Po të tronditet diçka kujtoj direkt tërmetin

26 Nëntor 2020, 09:58

Në emisionin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019-të që morri 51 jetë njerëzish. Një zotëri që u bë pjesë e programit u bëri thirrje banorëve të prekur që të mos e humbasin shpresën se do të futen shumë shpejt në banesat e reja dhe deklaroi: “Tërmeti nuk më ikën nga mendja, sapo tronditet diçka kujtoj direkt 26 nëntorin”.